Folës kryesor
Prof.asoc.dr. Mark Marku
Prof.Asoc.Dr. Marku Marku u diplomua në vitin 1986 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i
Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1996 përfundoi studimet pasuniversitare
master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM) në Anger, Francë.
Studimet doktorale i kreu në fushën e shkencave të informacionit dhe komunikimit në
universitetin Paris II, Francë nga ku u diplomua në vitin 2003. Pas një periudhe të gjatë
angazhimi në media dhe politikë, në vitin 2016 u zgjodh Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë
dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Fiologjisë, në Universitetin e Tiranës. Prof.Marku
është autor i disa librave si Historia e Shtypit Shqptar, Njohuri për letërsinë, Antologjia poetike :
O moj Shqypni etj.